Tensioni i lartë i gjakut është faktor kryesor që shkakton hipertension e zemrës, sëmundje celebro-vaskulare, sëmundje të veshkave dhe sëmundje të tjera.
Një nga ndërlikimet kryesore të saj, është infarkti i miokardit, hemorragjia cerebrale, tromboza cerebrale, mosfunksionim i veshkave, e kështu me radhë. Ka shumë mënyra për të parandaluar tensionin e lartë të gjakut. Mënyra më e mirë është të keni kujdes në ushqimin që e hani.
- Kripa: Shkurto sasinë e kripës. Nuk është për t’u çuditur që kripa rrit shtypjen e gjakut. Një studim i ri i publikuar në gusht të vitit 2008 në “American Journal of Clinical Nutrition” e konfirmon këtë. Studimi i më shumë se 11.000 njerëzve ka zbuluar se të ushqyerit me sasi të lartë sodiumi ishte drejtpërdrejt e lidhur me shtypjen e lartë të gjakut.
- Alkooli: Ekspertët rekomandojnë jo më shumë se një gotë për femra dhe dy gota për burra në ditë. Në fakt, studimet tregojnë se kur ata që pinë shumë alkool, shkurtojnë sasinë që pinë, edhe shtypja e gjakut zvogëlohet. Nëse pini alkool dhe jeni në rrezik të zhvillimit të shtypjes së lartë të gjakut, bëni mirë që të ndaloni apo të shkurtoni pirjen e alkoolit.
- Qumështi: Ushqimet e pasura me kalcium, siç është qumështi, kanë treguar gjithashtu se zvogëlojnë shtypjen e lartë të gjakut. Sasia e kalciumit që rekomandohet në ditë është 1000-1200 mg, sasi që gjendet në dy apo tri gota qumësht të zakonshëm. Burime të tjera të kalciumit janë: kosi, djathi, lakra kineze, brokoli, spinaqi dhe lakra e gjelbër.
- Patatja: Hani një patate të vogël, sepse jo vetëm që janë të pasura me potas, por gjithashtu përmbajnë përzierje të uljes së shtypjes së lartë të gjakut, që quhen kukoaminë, substancë që më parë është gjetur vetëm në mjekësinë popullore kineze. Nëse patatet janë me shumë karbohidrate për ty, atëherë provo domatet në vend të patateve. Edhe domatet përmbajnë kukoaminë, por kanë përqendrim më të vogël.
- Peshku: Peshqit, si: salmon, peshku ton, harenga, skumbri dhe shojza janë të pasura me acide yndyrore omega-3 DHA (decosahexaenoic aci) dhe EPA (eicosapentaeonic acid), të cilat ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Nëse nuk jeni peshkngrënës, provoni vezët apo kapsula me vaj peshku.
- Arra: Ato janë të pasura me acide yndyrore Omega-3 ALA (alphalinolenic acid), i cili ndihmon, që shtypja e gjakut të zvogëlohet. Arrat me të mira janë ato angleze, sepse kanë ALA më shumë se të tjerat. Ju gjithashtu mund t’i merrni këto dobi edhe nga farat e lirit dhe soja.
- Hudhra: Hudhra është po aq efektive në uljen e shtypjes së lartë të gjakut sa edhe disa medikamente të zakonshme. Hulumtuesit australianë kanë theksuar se doza prej 600 deri 900 mg, që përdoret në shumicën e studimeve, përmban rreth 3.6 deri 5.4 mg të alicinit, përbërësi aktiv në hudhër. Thelbi i hudhrës përmban nga 5 deri 9 mg të alicinit.